image Në mesin e viktimave nga COVID-19 edhe një person mbi moshën 30 vjeç

Shëndetësi

Në mesin e viktimave nga COVID-19 edhe një person mbi moshën 30 vjeç

news image

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 1,593  persona kanë rezultuar pozitiv.

MSH ka bërë të ditur se personat që ndërruan jetë janë të gjinisë mashkullore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë mbi moshën 30-vjeçare.

Ndërsa, një person mbi moshën 70 vjeçare dhe tjetri mbi moshën 80 vjeçare.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë ndërruar jetë 3,015 persona.

/GazetaSinjali/