Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se sot në këtë komunë janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 si dhe një person është shëruar.
Kadolli tregon se rastet e reja janë: 2 nga Sllatina e Epërme, 1 nga qyteti i Vitisë, 1 nga Lubishta , 1 nga Vërbani dhe 1 nga Tërpeza.
Numri i të infektuarve në Komunën e Vitisë nga 13 marsi deri më sot është 284.
“Në mesin e të infektuarve është edhe një punëtor teknik (vozitës) në QKMF- Viti”, thekson Kadolli më tej.
Ndërsa, personi i shëruar nga koronavirusi është nga Goshica, duke çuar numrin e të shëruarve në Viti në 187.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti vijon apelin për mbajtjen e distancës, maskës dhe respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/