Qeveria e Kosovës së shpejti nisë mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në dokumentet e siguruara nga Sinjali, shihet se pika 8, 9, 10 dhe 11, kanë të bëjnë me borde.
Pika 8 është shqyrtimi i propozim vendimit për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës, pika 9 të KEK-ut, pika 10 e “Postës së Kosovës, dhe pika 11, për “INFRAKOS”.
Në pikën 12, siç ka mësuar Sinjali, është shqyrtimi i propozimvendimit për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit.