image Në Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër nuk do të ketë orë policore

Rajon

Në Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër nuk do të ketë orë policore

news image

Sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut nuk do të vlejë ora policore, për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeveria miratoi ditë më parë vendimin ku thuhet se ora policore të mos vlejë gjatë mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj.

Kurse, nga të dielën, 3 maj, ora policore do të vlejë njësoj sikurse ditët paraprake, duke filluar nga ora 21:00 dhe mbaron në 0500 të mëngjesit.

Po ashtu, ora policore nuk do të vlejë as gjatë mbrëmjes mes datave 13 dhe 14 maj, për shkak të festës së Bajramit të Ramazanit./Gazeta Sinjali/