image Në Maqedoninë e Veriut arrijnë 3.000 vaksina ruse

Rajon

Në Maqedoninë e Veriut arrijnë 3.000 vaksina ruse

news image

Të dielën, në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, kanë dalë për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se këto doza do të vaksinohen personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe kategori tjera ndërsa theksoi se vaksina është e sigurt.

Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet edhe për sigurimin e dozave tjera, me qëllim vazhdimin e imunizimit të popullatës, bazuar në planin nacional për imunizim.

Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikan Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia. /Gazeta Sinjali/