Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, sot njoftoi se për shtatë ditë pritet të arrijnë 500.000 vaksina nga Sinovak.
Filipçe gjithashtu tha se tashmë janë shpërndarë 10 mijë vaksinat “Pfizer” që arritën të hënën.
“Në mëngjes ka arritur informacioni se mund të arrijë dërgesa për 7 ditë në vendin tonë. Edhe një informacion tjetër i mirë është se ajo sasi që është ndarë për vendin tonë, është e paketuar sikurse që ishte dërgesa e vaksinës Sinofarm”.
“Kjo e lehtëson mënyrën e dhënies së vaksinës. Lë rezerva, sepse e shohim se çfarë po ndodh, por besoj se do të realizohet dërgesa sipas paralajmërimeve të përfaqësuesve të kompanisë”, tha Filipçe.
Filipçe sa i përket vaksinës ruse tha se është në komunikimin me ambasadorin rus dhe nuk ka asnjë ndryshim për shkak të ngjarjeve që u krijuan së fundmi dhe beson se këtu nuk ka asnjë çështje politike./Gazeta Sinjali/