image Në laboratorin e QKMF-së në Podujevë kryhen testet për koronavirus

Shëndetësi

Në laboratorin e QKMF-së në Podujevë kryhen testet për koronavirus

news image

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme është informuar për gjendjen e sigurisë në Komunë si edhe me gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe ka shqyrtuar çështje të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen e sigurisë në Komunë gjatë muajit të fundit lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Podujevës.

Rudari tha se lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Podujevës është se prej sot më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Prishtinë për kryerjen e testeve për krornavirus, pasi që për të gjitha rastet e dyshuara mostrat e testit do të merren në laboratorin e QKMF në Podujevë.

Nënkryetari Rudari duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e treguar në menaxhimin e deritashëm të situatës me koronavirus, apeloi që të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK për aplikimin masave mbrojtëse, të përfshira edhe në Manualin për mbrojtje nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/