Koronavirusi ka pezulluar çdo aktivitet në botën e sportit.
Nëse do të ishin kushtet normale, sot do të zhvillohej ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të gjysmë-finaleve të Ligës së Kombëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndeshja e kombëtarës sonë kundër Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet me datën 4 qershor.
Me një fitore të mundshme, Kosova do të kualifikohet në finale të Ligës së Kombëve, liga D.
Nëse shënon fitore edhe në finale, atëherë Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm./Gazeta Sinjali/