Mbrëmë në Kragujevc u organizua një forum nga oponentët e planit evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Politikani Boshko Obradoviq theksoi që nuk sheh asnjë arsye të vetme për pranimin e planit franko-gjerman, që sipas tij përbën “praktikisht kapitullim” të Serbisë.
Ai shtoi se ky plan duhej refuzuar në tërësi.
“Jo kapitullimit, jo planit franko-gjerman për Kosovën.” – ka thënë z. Obradoviq në fjalën e tij, raporton Kossev.
“Ligji ynë dhe ligji ndërkombëtar e sheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, dhe tash po na kërkohte përmes planit franko-gjerman të heqim dorë nga ajo pjesë e territorit kombëtar, për të cilën asnjë komb, asnjë shtet në botë nuk do ta bënte në paqe,” – vazhdoi Obradoviq.
Ai e vlerësoi forumin në Kragujevc si fillimin e një fronti të përbashkët, që konsiston nga disa parti dhe lëvizje politike serbe.
Përveç Obradoviqit aty kishte edhe të tjera figura të politikës serbe.