image Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake

Botë

Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake

news image

Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me “disiplinë ushtarake”. Një video, e cila është bërë virale në rrjet, tregon sesi një numër kamerieresh shërbejnë çajin duke ndjekur lëvizje të sinkronizuara.

Ato mbajnë uniformë dhe ndjekin të njëjtat hapa gjatë gjithë procesit të shërbimit të çajit nëpër tavolinat ku do të ulen kongresmenët.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që filloi të dielën në Pekin. Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor.

Kongresi i Partisë Komuniste Kineze, që mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.

Një ditë pas përfundimit të tij, më 23 tetor, do të zbardhet përbërja e Komisionit të ri të Përhershëm të Byrosë Politike. Në total, rreth 2,300 delegatë do të takohen me dyer të mbyllura pas ceremonisë së hapjes së konferencës në Sallën e Madhe të Popullit në anën perëndimore të sheshit Tiananmen në qendër të Pekinit.

/GazetaSinjali/