Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon me kritika për masat e reja të Qeverisë Hoti, të cilat kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një nga masat që nxiti edhe një herë reagimin e të parit të kryeqytetit ishte kufizimi i orarit të gastronomisë.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, në zonat me rrezik të mesëm lokalet e gastronomisë do të lejohet të punojnë deri në orën 18:00, kurse në komunat me rrezik të lartë, këto lokale do të punojnë një orë më shumë, deri në orën 19:00.
“Në qytetet në zonën e verdhë gastronomia mundet me punu deri në 18:00, e në qytetet në zonën e kuqe munden me punu deri në 19:00. Kishe zona e kuqe është ajo e rrezikut të lartë! Masat pa logjikë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/