image "Në kohën e pandemisë nuk mund të ulet papunësia në Kosovë, ajo mund të rritet për 10%"

Kosovë

Ekonomi/ “Në kohën e pandemisë nuk mund të ulet papunësia në Kosovë, ajo mund të rritet për 10%”

news image

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka deklaruar se papunësia në Kosovë gjithmonë ka qenë e theksuar, por tash me përhapjen e pandemisë Covid-19 mund të rritet 5 deri në 10%.

Sipas tij, kjo mund ta ngarkojë këtë situatë pak ma tepër derisa të ristartojnë sepse bizneset tona kanë nevojë për punëtorë

Ajdini thotë se nuk mund të ketë ulje të papunësisë në kohën e pandemisë. Sipas tij, duhen së paku 6 muaj për të ditur se sa për qind kanë humbur vendet e punës dhe sa është rrit papunësia deri tani.

“Në kohën e pandemisë nuk mund të ulet papunësia kur askush nuk është duke punuar dhe si mund ashtu të shprehen kur 30 milionë amerikan kanë ngelur pa punë e mos të flas për te ne në Kosovë. Për me e thanë një thënie të tillë duhet të bëhet një analizë dhe analiza nuk mund të dihet brenda javës apo muajit, ne mund ta dimë saktësisht për 6 muaj se sa për qind kemi humbur vendet e punës dhe sa është papunësia deri më tani”, tha ai për EO.

Ditë më parë ministri në detyrë  Financave të Kosovës, Besnik Bislimi tha se u ul papunësia në Kosovë me 6.6 për qind, ndërsa  në zyrat e punësimit në Kosovë kanë aplikuar 32 377 persona për të kërkuar punë./GazetaSinjali/