Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka bërë një sondazh nëse duhet që Prishtina të dekorohet këtë vit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka pyetur qytetarët e kryeqytetit në një sondazh, nëse janë pro apo kundër dekorimeve në të gjitha rrugët e qytetit.
Deri më tani mbi 1 mijë e 900 persona kanë qenë dakord që Prishtina të dekorohet, ndërsa, nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj kreut të kësaj komune, pasi sipas tyre, jemi në kohë të pandemisë dhe nuk është koha për zbukurime.
Ndërkaq, në vitin 2019, Komuna e Prishtinës ndau nga buxheti i saj rreth 190 mijë euro për dekorim të shesheve.