image 9 shtatzëna të infektuara me COVID-19, të gjitha të pavaksinuara

Shëndetësi

9 shtatzëna të infektuara me COVID-19, të gjitha të pavaksinuara

news image

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur për Sinjalin se aktualisht në këtë klinikë po marrin trajtim nëntë gra shtatzëna të infektuara me COVID-19.

Ismajli ka njoftuar se gjendja e pacientëve është stabile dhe se të gjitha të infektuarat janë të pavaksinuara.

Për momentin i kemi 9 gra shtatzëna të infektuara me COVID-19, në klinikë. Gjendja e tyre është stabile. Të gjitha janë të infektuara dhe të gjitha janë të pavaksinuara”, tha Ismajli për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se para disa ditësh në mesin e viktimave nga COVID-19, ishte edhe një grua shtatzënë.

Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë përmes një video sensibilizuese u ka bërë thirrje shtatzënave, nënave gjidhënëse dhe grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen.

Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gji dhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19!

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në mesazh. /GazetaSinjali/