image Në këtë vend do të ndërtohet projekti më i madh solar në Kosovë, Zogaj jep detaje

Kosovë

Në këtë vend do të ndërtohet projekti më i madh solar në Kosovë, Zogaj jep detaje

news image

Komuna e Prishtinës është duke bashkëpunuar me Bankën Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (EBRD) për të ndërtuar projektin solar më të madh në Kosovë.

“Solar for Kosovo” quhet projekti solar të cilin e vizituan sot zyrtarët e lartë të EBRD-së, Parshad, kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani si dhe zëvendëskryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

“Projekti parasheh ndërtimin e paneleve solare që prodhojnë 50MW energji termike, e cila shton kapacitetet e Termokosit për ngrohje të qytetit” ka shkruar Zogaj, duke publikuar edhe fotografi të realizuara nga lokacioni i “Solar for Kosovo”.

Zogaj, ndër të tjerash, ka falendëruar edhe KFW-në, që është partner kryesor i projektit.

/GazetaSinjali/