image Në këtë shtet, një nga masat kundër pandemisë mund të vazhdojë edhe 1 vit

Botë

Botë/ Në këtë shtet, një nga masat kundër pandemisë mund të vazhdojë edhe 1 vit

news image

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka deklaruar se nëse nuk gjendet një vaksinë kundër Covid-19, në vendin e tij masat për distancimin social mund të vazhdojnë për një vit.

Autoritetet australiane po ashtu vendosën të që vazhdojë bllokimi në vend për katër javët e ardhshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Mediat lokale raportojnë se Morrison tha se nuk ka garanci se do të zhvillohet një vaksinë kundër koronavirusit.

“Asnjëherë nuk ka pasur një vaksinë për viruset SARS ose MERS dhe distancimi social është diçka për të cilën duhet të mësohemi. “Padyshim, përderisa virusi është përhapur në të gjithë botën duhet të jetë një instikt natyror”, tha Morrison.

Deri më tani në Australi janë shënuar 65 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 6.523 persona./ Gazeta Sinjali/