Ministria e Shëndetësisë në Afrikën e Jugut, ka publikuar të dhënat e fundit ku tregojnë se mbi 13 mijë punëtorë shëndetësorë janë prekur nga COVID-19 dhe 100 të tjerë kanë vdekur.
“Më 21 korrik, 13.174 punonjës shëndetësorë kanë rezultuar të infektuar dhe 103 kanë humbur jetën që prej fillimit të epidemisë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Popo Maja, shkruan AFP.
Sipas tij, 6,394 punonjës janë shëruar.
Ky vend është më i prekuri në kontinentin e Afrikës dhe bën pjesë mes pesë vendeve më të prekura në botë sa i përket rasteve të konfirmuara me 408 mijë e 52. Ndërkaq 5 mijë e 940 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19./ Gazeta Sinjali/