image Në këtë orë do të publikohen rezultatet e atyre që janë testuar dje për koronavirus

Shëndetësi

Në këtë orë do të publikohen rezultatet e atyre që janë testuar dje për koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga sot e tutje do t’i publikojë rezultatet e testimeve për koronavirus në ora 15:00.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga data 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.

“Po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/