image Në këtë muaj do të rikthehet spektakli i madh i Eurovision-it

Muzikë

Në këtë muaj do të rikthehet spektakli i madh i Eurovision-it

news image

Sietse Bakker, është Producenti Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision 2021, ai tha se spektakli i madh po vjen në maj të vitit të ardhshëm.

“Është fantastike që të njëjtat 41 vende që do të kishin marrë pjesë këtë vit akoma dëshirojnë të vijnë në Holandë në maj 2021”. tha Bakker.

Shpërthimi i Covid-19 që prej në janar të këtij viti, anuloi edhe planet e festivalit “Eurovision 2020” por jo vetëm, po pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara të përfaqësonte Shqipërinë.

Vendet që do të konkurrojnë janë: Shqipëri, Armeni, Australi, Austri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Belgjikë, Kroaci, Qipro, Republikë Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Islandë, Irlandë, Izrael, Itali, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Holanda, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar./Gazeta Sinjali/