image Në këtë komunë të Kosovës sot u shënua vetëm një rast pozitiv me COVID-19

Shëndetësi

Në këtë komunë të Kosovës sot u shënua vetëm një rast pozitiv me COVID-19

news image

Sipas rezultateve të publikuara sot nga IKSHPK, Komuna e Vitisë ka vetëm një rast pozitiv me COVID-19. Personi i infektuar me koronavirus është nga fshati Sllatinë e Epërme.

Me pranimin e rezultateve sot, numri i personave të infektuar me koronavirus në këtë komunë ka shkuar në 326.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se mbrëmë një qytetar nga fshati Sllatinë e Epërme nga Vitia, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Tutje, Kadolli apelon te qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/