image Në këtë komunë sonte u shënuan rastet e para me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Në këtë komunë sonte u shënuan rastet e para me koronavirus

news image

Janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirsu në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve të shkojë në 703, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga rastet me koronavirus që u konfirmuan sonte dy janë nga Komuna e Dragashit, rastet e para pozitive në këtë komunë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një nga dy rastet e para në Dragash vjen nga fshati Zaplluzhë, kurse rasti tjetër nga fhsari Plavë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2692895767505077?__xts__[0]=68.ARCv_DLzYOX1qib3879AJdioH7w8lfffsuBfEraDFxCnxOl2g1erygA2mmp70Gpo0QLMLlOzltEHDeCkpMBuLBtMBcLMBqLBbBDyAxstDBU4yVrXAcG1uzs5GcQBIecOdPcV5aeuClFGD3z9NoxkrgkspeATB6mYi6pHieOKK09bRJH4TfkoC52996GRXusXomlXqj0UWB9Q0uRlJWe_0HBwZl35SCp0v2rcWQw8xwVfjO6yIsgG_gwMU8PQZy0asbPL2cUVvY3Nydo7_O_qyTzMsQutsI93vdBtCJj8f7PNCMRGledryqMNj-zc7SePKfYcL-alKKoyMezabSd3sw&__tn__=-R