image Në kërkim për drogë, arrestohet 20-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit me burg

Siguri

Në kërkim për drogë, arrestohet 20-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit me burg

news image

Një 20-vjeçar i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Andi Bejiqin (20 vjeçar), i cili u ndalua gjatë patrullimit të njësisë për realizimin e urdhëresave në rrugën “Abedin Sogojeva”.

Pas verifikimit, policët konstatuan se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, për shkak të veprës penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas arrestimit, Andi Bejiq është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ku do të vuajë dënimin me burgim, në zbatim të urdhëresës së gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/