image Në këmbë drejt Jarinjes/ KFOR-i shton numrin e patrullimeve në territorin e Kosovës, përfshirë veriun e vendit (FOTO)

Siguri

Në këmbë drejt Jarinjes/ KFOR-i shton numrin e patrullimeve në territorin e Kosovës, përfshirë veriun e vendit (FOTO)

news image

Gjatë ditës së sotme u raportua se njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi aty ku gjenden edhe Njësia Speciale e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella ka thënë se KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në Kosovë, përshirë edhe zonën veriore.

“KFOR ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

Gazeta Sinjali më poshtë ju sjellë fotografi të publikuara nga RTV Dukagjini ku shihen pjesëtar të KFOR-t duke shkuar në veri të vendit./ Gazeta Sinjali/

May be an image of standing and road
May be an image of standing, nature and road
May be an image of standing and road
May be an image of tree and road