Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Dëshmitari me numër 4674, po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë.
Tani dëshmia e tij ka kaluar në dëgjim privat, pasi prokurorja kërkoi të merrte informacione që mund t’ia zbulonin identitetin e dëshmitarit.
Seancën mund ta dëgjoni drejtpërdrejte duke klikuar këtu. /GazetaSinjali/