image Në Gjermani grevë në 11 aeroporte, anulohen mijëra fluturime

Evropë

Në Gjermani grevë në 11 aeroporte, anulohen mijëra fluturime

news image

Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore gjermane kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot.

Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit.

Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.

Demonstratat e sotme kanë do të sjellin bllokime në aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu.

Kontrolli udhëtarëve, mallrave dhe bagazheve do të jetë shumë i kufizuar deri në asnjë, në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë. Për shembull, të gjitha ngritjet nga aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar. Në total, vlerësohet se sot nuk do të kryhen më shumë se 11,000 fluturime të planifikuara.

/GazetaSinjali/