image Në fushën plot lloç, Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për “Euro 2024”

Futboll

Në fushën plot lloç, Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për “Euro 2024”

news image

Kosova e ka përfunduar me humbje një cikël shumë të vështirë kualifikues. Të martën në fushën plot baltë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova pësoi 1:0 nga Bjellorusia.

Kosova ka dominuar në fushën shumë të rënduar. Ka pasur edhe raste, por nuk ka shënuar gol. Lojtarët e Kosovës kanë provuar kryesisht me goditje nga distanca, që nuk dolën të jenë efikase.

Golin e vetëm për Bjellorusinë e realizoi, Dmitri Antilevski, në minutin e 43-të.

Në dhjetë ndeshje, Kosova ka mbledhur 11 pikë që i mjaftojnë për vendin e pestë.

Bjellorusia me fitore dolën në vendin e katërt me 12 pikë.

Rumania ka fituar grupin me 22 pikë, ndërsa Zvicra është kualifikuar si e dyta me 17 pikë. Por Zvicra nuk realizoi synimin për ta fituar grupin.

Skuadra e Primozh Glihes, renditet i pesti në grupin I, duke lënë pas vetëm Andorrën.

/GazetaSinjali/