Pas temperaturave të larta, aktualisht në disa qytete të Kosovës kanë filluar të bien reshje shiu të përziera me breshër.
Një situatë e tillë po mbizotron në Fushë – Kosovë, ku nga pamjet e publikuara shihet se breshër i madh është duke rënë në këtë qytet.
Meteorologët kanë paraparë që sot do mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h.