image Në fundjavë mbyllet për qarkullim ky segment i rrugës “Muharrem Fejza”

Sociale

Në fundjavë mbyllet për qarkullim ky segment i rrugës “Muharrem Fejza”

news image

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” do vazhdojnë ende, njofton Drejtoria e Investimeve Kapitale, shkruan Gazeta Sinjali.

Qarkullimi do të mbyllet të premten nga rrethrrotullimi i rrugës “B” në drejtim të lagjes “Mati” nga ora 06:00 deri në 18:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në 18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos ti parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion. Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/