image Ministria e Uran Ismailit e punëson një zyrtare për manaxhimin e projekteve

Kosovë

MSH/ Ministria e Uran Ismailit e punëson një zyrtare për manaxhimin e projekteve

news image

Rreth një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të punësojë një grua si Zyrtare e Lartë për Menaxhimin e Projekteve.

Në njoftimin e kësaj ministrie të datës 23 gusht 2019, është publikuar renditja përfundimtare e kandidatëve për këtë pozitë ku e para ka dalë Tevide Konjusha Halimi, shkruan Sinjali.

Në konkursin e shpallur për pozitën që do ta ushtrojë tani e përzgjedhura Tevide Konjusha Halimi, Ministria e Shëndetësisë kishte specifikuar edhe detyrat që duhet t’i kryente kandidati/ja që do të përzgjedhej.

Në mesin e detyrave që do t’i kryej e punësuara është edhe menaxhimi dhe kontrollimi i sistemit të pagesave që të realizohet sipas kushteve të kontratës për projektet me të cilat është e ngarkuar.

Konkursi për këtë pozitë pune ishte shpallur më 19 korrik, ditën kur kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i shefit të qeverisë.

Dorëheqja e Haradinajt, që nënkuptonte edhe rënien e qeverisë, nuk e ka zbrapsur Ministrinë e Shëndetësisë që të shpallë konkurse dhe të punësojë njerëz të cilët do të mund t’i marrin qoftë edhe 2-3 paga nga buxheti i shtetit deri në fund të mandatit.

Përveç kësaj zyrtareje, Ministria e Shëndetësisë që nga dorëheqja e Haradinajt ka shpallur edhe konkurse të tjera. MSH-ja kërkon të punësojë edhe një Zyrtar/e për Promovim Shëndetësor, një Zyrtar/e për Shëndetësi, Udhëheqës/e të Divizionit për Buxhet dhe Financa, Zyrtar/e për arkiv në Inspektorat Shëndetësor si dhe Zyrtar/e i/e lartë ligjor/e në Inspektorat Shëndetësor. /Sinjali