image 'Ne e shpëtuam Republikën': Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Francë i gatshëm të qeverisë me Macron

Evropë

‘Ne e shpëtuam Republikën’: Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Francë i gatshëm të qeverisë me Macron

news image

Udhëheqësi i Frontit të Ri Popullor (NFP), Jean-Luc Melenchon, ka deklaruar se partia e tij “është gati për të qeverisur”, pasi rezultatet e para tregojnë se koalicioni i tij i majtë ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të Francës.

NFP pritet të marrë nga 172-205 vende dhe do të duhet të formojë një qeveri të pakicës në Asamblenë Kombëtare, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute, shkruan skynews.

“Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë”, tha Melenchon.

“Dhe në fund të fundit, është alternativa e vetme që ka një program shumë të organizuar dhe një program shumë të detajuar”, shtoi ai.

Sipas Melenchon, në zgjedhjet e fundit “ka zënë vend një rritje madhështore e mobilizimit qytetar” dhe “populli e ka hedhur poshtë skenarin më të keq”.

Melenchon vazhdoi: “Elementet e majta janë të bashkuar dhe kanë treguar se kanë mundur ta përballojnë këtë situatë të jashtëzakonshme historike”.

“Edhe një herë shpëtoi Republika, ne shpëtuam Republikën”.

Lideri i Frontit të Ri Popullor adresoi gjithashtu pyetjen se çfarë mund të ndodhë më pas, me asnjë nga partitë që nuk parashikohet të sigurojë një shumicë.

“Presidenti ka për detyrë të thërrasë Frontin e Ri Popullor për të qeverisur”, tha ai.

/GazetaSinjali/