image Në dy qytete të Maqedonisë së Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale

Rajon

Në dy qytete të Maqedonisë së Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale

news image

Banorët e komunave Shtip dhe Pllasnicë në Maqedoninë e Veriut, sot do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të komunës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në komunën e Shtipit janë pesë kandidatë që po garojnë për kryetar të komunës ndërsa në Pllasnicë janë vetëm dy kandidatë. Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00, ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.

Këto janë zgjedhje të parakohshme lokale pasi që ish-krerët e komunave janë angazhuar në detyra të reja në Qeveri dhe Parlament. Kryetarët e zgjedhur do të kenë mandate prej nëntë muajve, pra deri në vjeshtën e vitit 2021 që pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona, ndërsa në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona nga katër fshatra, të cilët mund të votojnë në nëntë vendvotime.

/Gazeta Sinjali/