image Në dy prej tri exit polleve të publikuara Përparim Rama fiton Prishtinën

Në dy prej tri exit polleve të publikuara Përparim Rama fiton Prishtinën

news image

Dy sondazhe e kanë vendosur Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq një sondazh tjetër e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ripas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, të publikuar në Pressing të T7, në Prishtinë prin LDK-ja me 50,98%.

Ndërsa sipas Exit Poll-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50,9% ndaj Përparim Ramës me 49,1% në kryeqytet.

Edhe sipas sondazhit të Klan Kosovës, në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me një përqindje të ngushtë duke marrë 50,95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49,05%.

/GazetaSinjali/