image Në disa vende të rajonit të Prishtinës s'do të ketë rrymë deri në 9 orë

Sociale

Në disa vende të rajonit të Prishtinës s’do të ketë rrymë deri në 9 orë

news image

KEDS ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve në siguri të sistemit dhe punimeve në projekte investive.

Po ashtu, bëhet e ditur se në disa vende të rajonit të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës deri në nëntë orë, nga ora 08:00 deri në ora 17:00.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Matiqani 2 (Kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.

   * * * 

Punime në projekte investive

1.Nga TS 220/10kV Drenas do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV Llapushnik te Gashët (kodi:16100005046) prej orës 08:00 deri në ora 17:00

Vendet: Llapushnik te Gashët.

Arsyeja: Kyçje e konsumatorëve në rrjetin e ri.

2.Në NS 35/10kV Fushë- Kosovë do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV Vragoli 1 TS Blinda (kodi:15018007009) prej orës 11:30 deri 16:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Vragoli.

Arsyeja: Vendosja e ormanëve të tensionit të ulët sipas projektit.

3.Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV J16 Mati 2 (kodi:19000026) prej orës 09:00 deri 18:00

Vendet: Lagjja e Spitalit 5, VG Constuksion, rrugë: Muharrem Fejza, Skender Çeku, Imer Elshani, Enver Maloku dhe Banesat e Pozhegu Brathes.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe identifikim i kabllove.

4.Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV J06 Lagjja e Spitalit 4/1 (kodi: 19000038) prej orës 09:00 deri 18:00

Vendet: Lagjja e Spitalit 4/1, Lagjja e Spitalit 4/2, NNP Guri, Shkolla, Burimi Comerce 2, Standard, VG Construction, Brajam Hoxha dhe Chelsea Point.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe identifikim i kabllove.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.Nga TS 35/10kV Ferizaj I do  të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS Kinemaja Muri (kodi:40040004201) prej orës 09:00 deri në ora 12:00

TS 10/04 kV TS Kinemaja Muri (kodi:40040004020) prej oëes 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Kinemaja Muri.

Arsyeja: Selektimi i kabllove në pusetën pranë TS”Kinemaja” dhe energjizimi i TS “Kinemaja e re”.

Mitrovicë

Punime nga palët e treta

1.Nga TS 35/10 kV Shupkovci I do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TSSH Shupkovci (Kodi: 70000102038) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Vendet: Shupkovc.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllës së drurit me të betonit, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Gjakovë

Punime nga palët e treta

1.Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Skivjani  (Kodi: 80080009)  prej orës 10:00-10:30  dhe nga ora 14:00-14:30

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, manipulimi me ndarës të tensionit të mesëm.

2.Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

TS 10/04 kV Pompa Planqor 2 (Kodi: 80080009003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Pompa Planqor 2.

Arsyeja: Ndërrim i shtyllës së tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik./Gazeta Sinjali/