image Në Çeki tallen me presidentin e tyre pas deklaratave për Kosovën

Kosovë

Në Çeki tallen me presidentin e tyre pas deklaratave për Kosovën

news image

Deklarata e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, e dhënë gjatë vizitës në Beograd se ai e do Serbinë por nuk e do Kosovën dhe se vendi i tij do ta shqyrtoj mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës , ka ngjallur reagime të ashpra në Çeki.

Minsitri i jahstëm i Çekisë , Tomas Petricek, këtë deklaratë të presidentit të vendit të tij është muduar ta shëndrrojë në shaka, duke thënë se presidenti Zeman, nuk e do Kosovën sepse ajo e ka mundur kombëtaren çeke këto ditë dhe se për këtë, si simpatizues, nuk e do, ka thënë Petricek.

Deklarata e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, ka nervozuar shumë edhe autoritetet e Kosovës , të cilat kanë vendosur që të mos marrin pjesë në samitin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë.
Lajmin për këtë e ka publikuar agjencia çeke e lajmeve CTK duke pretenduar se bëhet fjalë për deklaratën e Millosh Zemanit se i do serbët por se nuk e do Kosovën dhe paralajmërimit të tij se Çekia mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas fjalëve të presidentit çek në Beograd, siç merr vesh CTK, në samitin e Pragës deri tani nuk ka asnjë konfirmim të pjesëmarrjes së të ftuarve. Kosova ishte dashur të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, por nikoqirët çek po lusin që Kosova të përfaqësohet së paku në ndonjë nivel më të ulët.

Shefi i diplomacisë çeke ,Tomas Petricek, ka deklaruar se vendi i tij ka marrëdhënie korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se është në mesin e më shumë se 100 vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është në interes të sigurisë evropiane që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, derisa përfaqësuesit e opozitës çeke e kanë dënuar ashpër Zemanin i cili jep deklarata të tilla të papërgjegjshme në rajon.

“Do të thosha, le të murmuritë çfarë të dojë. Politikën e jashtme dhe drejtimin e saj e cakton qeveria”, ka thënë lideri i opozitës Vit Rakusan.

Ish shefi i diplomacisë çeke nga partia opozitare liberale TOP09 Karel Schëarzemberg, e ka porositur Zemanin që nëse mendon se Kosova nuk ekziston, le t’i pyesë futbollistët çek.

“Kjo nuk është e mundur. Nëse ndonjë shtet është i njohur, nuk mund të themi se nuk ekziston”, ka thënë Schëarzemberg i cili ishte shefi i diplomacisë në qeverinë e kryeministrit Mirek Topolanke kur Çekia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj 2008.