image Në Arabinë Saudite pezullohen aktivitetet arsimore në xhami

Botë

Botë/ Në Arabinë Saudite pezullohen aktivitetet arsimore në xhami

news image

Arabia Saudite do t’i pezullojë të gjitha aktivitetet arsimore dhe kuranore nëpër xhami.

Ky pezullim po bëhet si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit dhe do të fillojë së aplikuari të hënën, shkruan Reuters.

Vendlindja e Islamit e cila ka regjistruar 11 raste me koronavirus tashmë ka pezulluar të gjitha pelegrinazhet dhe ka pastruar thellësisht vendet më të shenjta fetare duke përfshirë xhaminë al-Haram në Mekë dhe xhaminë al-Majid al-Nabawy në Medinë./Gazeta Sinjali/