Arabia Saudite do t’i pezullojë të gjitha aktivitetet arsimore dhe kuranore nëpër xhami.
Ky pezullim po bëhet si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit dhe do të fillojë së aplikuari të hënën, shkruan Reuters.
Vendlindja e Islamit e cila ka regjistruar 11 raste me koronavirus tashmë ka pezulluar të gjitha pelegrinazhet dhe ka pastruar thellësisht vendet më të shenjta fetare duke përfshirë xhaminë al-Haram në Mekë dhe xhaminë al-Majid al-Nabawy në Medinë./Gazeta Sinjali/