image Në Antarktidë zbulohet pika më e thellë në Tokë

Botë

Universiteti i Kalifornisë/ Në Antarktidë zbulohet pika më e thellë në Tokë

news image

Planeti Tokë në dekadat e fundit është monitoruar me imtësi në pothuajse çdo kilometër katror, falë edhe pranisë së satelitëve që kanë arritur një nivel detaji domethënës.

Por ka ende një kontinent që ende në disa pjesë të tij mbetet misterioz, sepse i mbuluar tërësisht nga një shtresë akulli.

Po flasim për Antarktidën, kontinentin e vetëm të pabanuar, po të përjashtojmë disa stacione shkencore të vogla.

Një hartë e detajuar e Antarktidës

Por është e këtyre orëve të fundit zbulimi i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, që duke bashkuar pamjet satelitore me të dhënat e sasisë së akullit nga viti 1967 kanë arritur të krijojnë hartën më të detajuar të kontinentit.

Dhe nuk mungojnë surprizat, ku më e madhja është sigurisht zbulimi i Akullnajës Denman, një kanion që zbret 3500 metra nën nivelin e detit, duke thyer rekordin e Detit të Zi, “vetëm” 400 metra nën nivelin e detit.

Rekordi vlen për ultësirat në Tokë, nga momenti që pika më e thellë në botë mbetet Kanali Mariana, në Oqeanin Paqësor, që arrin 11 mijë metrat.