Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka kujtuar me emocione babain e saj, heroin e Kosovës Qazim Jakupi, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ndau fotografi të rralla familjare, një portret të babait me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe pamje nga varri i tij, ku vendosi lule të bardha në shenjë nderimi.
Në një prej fotografive, Leonora shkroi: “Sa mall kam për ty, engjëlli im bab”, ndërsa në një tjetër u shpreh me fjalë prekëse:
“Ditët e vitet kalojnë e ti vazhdon të mbetesh i freskët në kujtimet e mia… Dora jote akoma përkëdhel flokun tim nga lart! Ti heroi im, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”
Tek fotografia e varrit të Heroit të Kosovës, Qazim M. Jakupi (1954–1998), këngëtarja shtoi:
“Sot 28 vite pa ty bab, ti mburja dhe krenaria jonë!”.



Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!