image Në 24 orët e fundit - 242 viktima nga koronavirusi

Botë

Botë/ Në 24 orët e fundit – 242 viktima nga koronavirusi

news image

Në 24 orët e fundit, 242 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në provincën kineze Hubei, kështu duke e shënuar ditën me numrin më të madh të vdekjeve.

Rritje ka shënuar edhe numri i personave të diagonstifikuar me virus, ku shifra ka arritur në 14 mijë e 840, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Kina ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë në provincën Hubei disa orë pasi u zbuluan shifrat e reja.

Në të gjithë botën nga koronavirusi kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 350 persona dhe mbi 60 mijë të tjerë raportohet se janë të infektuar./Gazeta Sinjali/