Sot në orën 12:00 është planifikuar të mblidhet kabineti qevritar. Në këtë mbledhje pritet të shfuqizohen disa vendime të qeverisë së kaluar.
Mirëpo, pak para fillimit të kësaj mbledhje, është shtuar edhe një pikë e rendit të ditës.
Përveç pikave të rendit që kanë qenë të planifikuara më parë, tani do të diskutohet edhe për ndërmarrjen publike “Trepça”, konkretisht do të bëhet shqyrimi i propozim-vendimit pët shkarkimin e bordit mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje. /Gazeta Sinjali/