image Ndryshon moti, kështu do të jenë temperaturat sot

Kosovë

Ndryshon moti, kështu do të jenë temperaturat sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat sot do të zbriten për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky institut nuk përjashton mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s./Gazeta Sinjali/