image Ndryshon kategorizimi i zonave, nga sot këto komuna janë në të kuqen

Kosovë

Ndryshon kategorizimi i zonave, nga sot këto komuna janë në të kuqen

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar qytetarët për festime dinjitoze gjatë natës së mbrëmshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë ndryshim në kategorizim të zonave.

Zemaj ka njoftuar se nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Ndërkohë, në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokoti, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaj, Vushtrra, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniu, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë.

Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik, është obligim sa moral po aq edhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë.

E deri te kjo fitore, na duhet ende t’i kemi masat në fuqi dhe kategorizim të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës, për 100.000 banorë.

Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë.

Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë 6 vetëm komuna:

Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna:

Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna:

Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.

Lakorja e infeksionit është në rënie, andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Qoftë një vit i mbarë për juve dhe familjet Tuaja, vetëm bashkë mund t’ia dalim!/GazetaSinjali/