image Ndryshon lista e komunave në zonën e kuqe, s'ka orë policore për këto qytete

Shëndetësi

Ndryshon lista e komunave në zonën e kuqe, s’ka orë policore për këto qytete

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media foli për gjendjen epidemiologjike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj po ashtu ka njoftuar se ka ndryshuar renditja e komunave nëpër zona, të cilat klasifikohen varësisht nga numri i infeksioneve për 100 mijë banorë.

Në zonën e kuqe aktualisht janë 11 komuna: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna, si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Kurse, 11 komuna gjenden edhe në zonën e verdhë të cilat janë: Kamenica, Kllokoti, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Gjakova, Vitia, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.

Ndërsa, në komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 16 komuna: Gracanica, Klina, Hani i Elezit, Suhareka, Malisheva, Parteshi, Kaçaniku, Dragashi.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

/Gazeta Sinjali/