image Ndryshon Kushtetuta e Serbisë

Rajon

Ndryshon Kushtetuta e Serbisë

news image

Kuvendi i Serbisë ka shpallur ndryshimin e Kushtetutës, në fushën e drejtësisë e cila u votua me Referendum.

Pasditen e sotme deputetët serbë janë mbledhur në Kuvend ku edhe është shpallur Ligji për Ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë si dhe Ligji Kushtetues për zbatimin e Ligjit për Ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Seanca ishte solemne, kështu që u vendos edhe garda para Kuvendit të Serbisë.

Në këtë referendum votuan edhe serbët të cilët jetojnë në Kosovë.

Ata udhëtuan drejt vendeve të ndryshme të Serbisë në mënyrë që të votonin për këtë ndryshim, pasi që Qeveria e Kosovës ndaloi mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës./GazetaSinjali/