image Ndryshimet e fundit të WhatsApp zemërojnë përdoruesit

Teknologji

Ndryshimet e fundit të WhatsApp zemërojnë përdoruesit

news image

WhatsApp krijoi pakënaqësi te përdoruesit së fundmi, pas disa ndryshimeve të bëra në aplikacion.

Gjiganti i teknologjisë i bëri shkronjat e mëdha në etiketat e saj “Online” dhe “Typing”.

Por më pas i tërhoqi me shpejtësi modifikimin pasi u përball me kritika të forta në mediat sociale.

Veçoritë e reja përfshinin edhe ikona jeshile brenda funksionit të kërkimit, një kursor jeshil, njoftime jeshile dhe korrektim jeshil.

Një përdorues shprehu zemërimin duke shkruar: “WhatsApp. Po lutem në gjunjë – ktheji detajet në blu. Është shumë ngjyrë e gjelbër për mua.”

Duke reaguar ndaj komenteve të përdoruesve, një zëdhënës nga WhatsApp tha: “Ky ishte vetëm një test i vogël, por tani po kthehet në normalitet”.

/GazetaSinjali/