Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u mor vendim që Bajram Miftari të emërohet zëvendës anëtar për lëndën E Drejta Kushtetuese, Organizimi i Sistemit Gjyqësor të Kosovës, Bazat e Sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut.
Në bazë të vendimit të Qeverisë thuhet se Miftari u emërua në vend të Hajrip Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor në bazë të Ligjit për Provimin e Jurisprudencës.
Ky është vendimi nr.04/08 të datës 21.4.2021, ku pika 1.4 u ndryshua.