image Ndryshime në gishta - mjekët amerikanë zbulojnë simptoma të reja të koronavirusit

Studim/ Ndryshime në gishta – mjekët amerikanë zbulojnë simptoma të reja të koronavirusit

news image

Mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se ekziston edhe një simptomë e re tek të prekurit me coronavirusit – që manifestohet me ndërrim të ngjyrës së gishtave të shputave të këmbëve.

Personat që vuajnë nga COVID-19 kanë gishta të kuq të këmbëve sikur kur i ekspozohen të ftohtit – apo më mirë thënë kur këmbët e zbathura qëndrojnë në borë.

Simptoma e fundit që ishte raportuar kishte të bënte me trashjen e gjakut që ishte vërejtur nga mjekët e fushave të ndryshme, që përveç tjerave mund të shkaktoj sulm në tru te pacienti.

Simptoma tjera të regjistruara nga ekspertë të fushës janë kollë e thatë, probleme me frymëmarrje, dhimbje në tërë trupin dhe diarre.

Ndryshe kujtojmë që në mbarë botën janë infektuar më shumë se 2.7 milionë njerëz me COVID-19, derisa mbi 190 mijë tjerë kanë humbur jetën.