image Ndryshim drastik në peshë, ja si duket aktorja pasi humbi 18 kilogramë

Bota e Yjeve

Ndryshim drastik në peshë, ja si duket aktorja pasi humbi 18 kilogramë

news image

Aktorja e njohur, Rebel Wilson, ka befasuar fansat e saj duke treguar transformimin drastik në peshë.

Ajo ndau një fotografi me një fustan të kaltër, duke treguar ndryshimin drastik, pasi kishte humbur 18 kilogramë.

Pas publikimit të fotografisë, vijuan komentet e shumta të cilët e pëlqyen ndryshimin e aktores.

“Çfarë, supermodele?”, “Ti dukesh e mahnitshme”, “Rebel, ti dukesh e mrekullueshme!, “Keni humbur kaq shumë kile, ju jeni frymëzimi im”, shkruajnë fansat e saj.

Aktorja 40-vjeçare ka humbur 18 kilogramë deri më tani, e cila më parë deklaroi se dëshiron të arrijë një peshë prej 75 kilogramësh. /Gazeta Sinjali/