image "Ndodhi mes meje dhe lojtares", reagon presidenti i federatës spanjolle pas puthjes virale

Futboll

“Ndodhi mes meje dhe lojtares”, reagon presidenti i federatës spanjolle pas puthjes virale

news image

Luis Rabiales, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, ka kërkuar falje dhe e ka pranuar se ka bërë një gabim, duke e puthur Jenni Hermoson në buzë, gjatë ceremonisë së medaljeve në finalen e Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave.

Spanja fitoi finalen me rezultat 1-0, teksa Rubiales pati një moment me Hermoson, që shpejt u bë viral dhe që u kritikua nga shumë.

“Ka një gjë që i kam rënë pishman dhe kjo është çka ndodhi në mes meje dhe një lojtare, me të cilën kam një raport magjepsës, që e kam të njëjtën me të tjerët”, u shpreh Rubiales.

“Më duhet të pranojë që kam bërë një gabim, për shkak se në një moment euforik, pa asnjë qëllim të keq, ndodhi ajo çka ndodhi”.

“Ishte shumë spontane, pa asnjë qëllim të keq nga dy anët. Duket se njerëzit janë lënduar duke e parë këtë dhe u kërkoj falje”.

“Do të provojë që të mësojë nga kjo dhe ta kuptoj, që kur je një president i një institucioni të rëndësishëm si Federata e Futbollit e Spanjës, ti duhet të jesh më i kujdesshëm, veçanërisht në ceremoni të tilla”, përfundoi ai.

/GazetaSinjaliSport/