image Ndodhë mrekullia, 5 vjeçarja gjendet në ishullin tropikal pasi u zhduk gjatë lundrimit

Botë

Ndodhë mrekullia, 5 vjeçarja gjendet në ishullin tropikal pasi u zhduk gjatë lundrimit

news image

Pesë vjeçarja Lilycae Kilvert është gjetur mbrëmjen e djeshme në një ishull të largët, pasi ishte zhdukur për 36 orë, përcjell Gazeta Sinjali.

Vajza e cila jeton në Bougainville, Papua New Guinea, ishte nisur nga kryeqyteti i vendit Buka, me një barkë bananesh me gjyshen e saj, qenin dhe 11 persona të tjerë.

Barka lundronte drejt ishullit të Nissan ne zonën e Paqësorit ne Veri të Australisë, kur u nis mëngjesin e të mërkurës, por nuk arriti kurrë në destinacionin e saj. Vetëm mbrëmjen e të enjtes babai i Lilycaes mësoi lajmin për zhdukjen e barkës.

Kilvert, i cili ka një servis barkash në Bougainville nisi të përgatiste barkën e tij për të kërkuar të bijën, kur mori lajmin se barka ishte gjetur 50km larg destinacionit të saj, në një ishull të largët.

I gjithë grupi i udhëtarëve, përfshi dhe Lilycae, u gjetën shëndoshë e mirë.

Kilvert tha se ai dhe e shoqja, Imelda, qanë “lot lumturie” kur morën lajmin e mirë.

Jemi shumë të lumtur. Ne do të shkojmë të marrim Lilyn për ta sjellë përsëri në shtëpi,” tha ai.

Kilvert, i cili ka jetuar në ishull prej 30 vitesh, paralajmëronte se ujërat përreth mund të jenë shumë të rrezikshme, me thellësi deri në 4 km në disa vende.

Në këtë zonë ka një seri vullkanesh nënujore të cilët mund të shkaktojnë rryma të forta ujore shumë te vështira për të parashikuar drejtimin”.

Kilvert është nisur tashmë në lundrimin 20 orësh për të marrë bijën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që aksidente të tilla detare ndodhin në zonën e Paqësorit të Papua New Guinea.

Në shkurt të vitit të kaluar një barkë me 12 pasagjerë u përmbys, duke i lënë ata në ujë për 32 ditë, nga të cilët mbijetuan vetëm katër persona.

/Gazeta Sinjali/